Celebrities Gossip Showbiz

Jada Pinkett Smith asnjëherë nuk ka dashur të martohej me Will Smith, madje qau në dasmën e tyre!

Bashkëshortja e aktorit të njohur Will Smith, Jada Pinkett ka rrëfyer para disa kohësh detaje nga martesa e saj me artistin duke treguar se me të vërtetë nuk donte të martohej me të.

Kam qarë me ditë të tëra, nuk doja të lidhesha me Will.

Më tej ajo ka shtuar:

Unë isha nën një presion të madh, e dini, duke qenë një aktore e re në moshë dhe isha thjesht shtatzënë dhe thjesht nuk dija çfarë të bëja.

Këto deklarata aktorja i ka bërë në 2018, që janë rishfaqur tashmë pas incidentit të Will në natën e çmimeve të Oscar.

Unë me të vërtetë nuk doja të martohesha. Por ja që ndodhi.

Rikujtojmë, se 12 ditë pasi Will Smith goditi komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së Oscars 2022, Akademia ka vendosur që ai të përjashtohet nga pjesëmarrja e çdo eventi lidhur me Oscars për 10 vitet e ardhshme. Smith do të mbajë Oscarin që fitoi dhe mbetet i vlefshëm edhe për nominimet dhe çmimet e ardhshme të Oscars. Deri një javë më parë, kur Smith njoftoi se do të jepte dorëheqjen si anëtar i organizatës, ai pritej të përballej me pezullim ose përjashtim, pasi kishte shkelur standardet e sjelljes që Akademia zbatoi pas shpërthimit të lëvizjes #MeToo.

Ndërkaq, thuhet gjithashtu se Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock. Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze. Will Smith jo vetëm që u kritikua ashpër pas incidentit, por ka humbur edhe disa kontrata, mes të cilave edhe kontratën me Netflix për filmin “Fast and Loose”.