Celebrities Gossip Showbiz

Akademia e Filmit përjashton Will Smith nga Ceremonia e Oscars për 10 vite!

12 ditë pasi Will Smith goditi komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së Oscars 2022, Akademia ka vendosur që Smith të përjashtohet nga marrja pjesë e çdo eventi lidhur me Oscars për 10 vitet e ardhshme.

Smith do të mbajë Oscarin që fitoi dhe mbetet i vlefshëm edhe për nominimet dhe cmimet e ardhshme të Oscars.

Bordi i guvernatorëve prej 54 personash të Akademisë mbajti një takim të posaçëm të premten në mëngjes për të përcaktuar se çfarë vendimi duhet të ndërmerret kundër Smith. Deri një javë më parë, kur Smith njoftoi se do të jepte dorëheqjen si anëtar i organizatës, ai pritej të përballej me pezullim ose përjashtim, pasi kishte shkelur standardet e sjelljes që Akademia zbatoi pas shpërthimit të lëvizjes #MeToo.

Së fundmi, aktori i njohur Will Smith ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të stresit që i është krijuar nga polemikat që shpërthyen pas shuplakës që i dha komedianit Chris Rock, në mbrëmjen e çmimeve Oscar. Sipas “The Sun”, aktori i famshëm është prekur shumë nga ajo që ndodhi dhe ka vendosur që të nisë rehabilitimin në një klinikë luksoze.

Ai që u duk si një skeç i pafajshëm me nota humori nga ana e komedianit, Chris Rock dhe që në fillim u intepretua si i tillë nga të pranishmit e ata që ndoqën ceremoninë, u kthye në një incident të pakëndshëm, në një akt dhune. Will Smith, nuk e gëlltiti batutën për flokët e bashkëshortes, e cila vuan nga një sëmundje autoimune që shkakton rënien e tyre.

Aktori iu drejtua skenës e nuk i rezistoi tundimit për t’i dhënë një shuplakë të fortë Rock kur ky i fundit po prezantonte fituesin për kategorinë e dokumentarëve. Ndërkaq, së fundmi mësohet se Bordi i Guvernatorëve të Akademisë ka ricaktuar një takim për të diskutuar shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock. Ky veprim vjen pas vendimit të Smith për të dhënë dorëheqjen nga Akademia.