Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez kanë dorëzuar dokumentet e divorcit për t’i dhënë fund përfundimisht dhe zyrtarisht martesës së tyre. Gomez dhe Grande janë ndarë së fundmi dhe të dy kanë shfrytëzuar mundësinë për të dorëzuar njëkohësisht dokumentet e nevojshme për t’i dhënë fund martesës së tyre ligjore.
Grande tashmë ka vazhduar jetën e saj, duke nisur le të themi edhe një lidhje të re me Ethan Slater edhe pse me pak probleme. E martuar me Gomez prej dy vitesh, këngëtarja tani po kërkon që të gjejë qetësinë edhe pas thashethemeve të shumta që qarkulluan që nga momenti që u bë publik lajmi i krisjes së raporteve mes tyre.
Laura Wasser po përfaqëson Grande në procedurat e divorcit, dhe ajo në fakt dorëzoi dokumentet e para të hënën në mëngjes. Ajo përmendi si arsye për divorcin “dallimet e papajtueshme” mes dyshes, edhe pse kjo është një frazë mjaft e zakonshme e procedurave të divorcit në vitin 2023. Pasi dëgjoi se Wasser kishte depozituar dokumentet në emër të Grande, përgjigja e vetë Dalton Gomez erdhi më pas.
Me e qartë se kjo ishte zgjidhur në mënyrë private, ose me ndërmjetësim pasi ishte përgjigja e menjëhershme e Gomez ajo që i vuri gjërat më tej në lëvizje. Burime thanë për TMZ se gjithçka është rregulluar paraprakisht dhe nuk do të ketë nevojë për t’iu drejtuar gjykatës. Ariana Grande do të pranojë t’i japë Gomez një çek për një shumë të paracaktuar dhe kjo do të jetë fundi i gjithçkaje. Ai nuk do të përxaktojë një shifër, por do të pranojë atë që Grande është e gatshme t’i japë pas martesës së tyre dy vjeçare.
Të dy personat kishin nënshkruar një kontratë ose marrëveshje para martesës, megjithëse është e qartë se negociatat në mënyrë private kanë marrë pak kohë për faktin se data e ndarjes e dhënë në dokumente është 20 shkurt 2023.