Jemi zyrtarisht në sezonin e virozave dhe si të mos mjaftonte jemi edhe në mes të një pandemie e cila po na shoqëron prej 1 viti e gjysmë. Me siguri këto ditë shumë prej jush jeni duke përjeturar një gjendje gripale dhe tështimat janë të shumta.
Normalisht kjo është e zakonshme për të gjithë, por ka disa njerëz që këtë gjë e kanë siklet nëse ndodhen pranë njerëzve. Nëse këtë e keni kthyer në zakon duhet të dini se çfarë mndojnë ekspertët. Këta të fundit janë shprehur se nëse keni tështima të herëpasherëshme duhet të testoheni për COVID-19.
Sipas ekspertëve, rrezikoni të pësoni lëndime serioze nëse e mbani teshtimën e cila përpiqet të dalë me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Mjekët përmendën rastin e një burri në Britani, i cili kishte pasur çarje në pjesën e pasme të fytit, pasi kishte mbajtur teshtimën.
34-vjeçari kishte pësuar dhimbje ekstreme dhe mezi fliste e gëlltitej. Duke diskutuar rastin e pazakontë në ‘BMJ Case Reports’, specialistët e veshit, hundës dhe fytit në Spitalin Universitar ‘Leicester NHS Trust’ paralajmëruan:
Ndalimi i teshtimës përmes bllokimit të hundëve dhe gojës është një manovër e rrezikshme dhe duhet të shmanget me çdo kusht. Mund të çojë në komplikime të rënda, të tilla si pseudomediastinum (ajri i bllokuar në gjoks midis mushkërive), çarje e membranës timpanike (daulle e shpuar e veshit), madje edhe këputje të një aneurizme cerebrale (ngritja e enëve të gjakut në tru).”
Moslëshimi i të gjithë presionit mund të tregojë që hunda dhe fyti të mbartin barrën e plotë.
Nëse vazhdoni ta mbani teshtimën, mund të përfundoni deri edhe në çarje të daulles së veshit, pasi ajri i bllokuar që përpiqet të ikë diku, devijohet në tubin që lidh veshin dhe daullen e veshit.
Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se është e mundur që presioni të shkaktojë humbje të dëgjimit, infeksione të tjera në vesh, që mund të kthehen në probleme serioze, deri edhe kolaps në mushkëri. Qëllimi kryesor i teshtimës është të nxirrni çdo gjë që nuk duhet të jetë në hundë. Enët e gjakut mund të dëmtohen gjithashtu nga ndalimi i teshtimës, shkaktuar nga forca e ajrit që shpërthen në hundë, sy apo edhe në daullen e veshit.