Jemi zyrtarisht në sezonin e gripit dhe për prindërit meraku kryesor janë fëmijët. “Me kaq shumë ftohje sa po ndodhin tani, mund të jetë shumë e vështirë të dini se frymëmarrja e fëmijës suaj është diçka për të cilën duhet ta çoni apo jo atë te mjeku”, tha Dr Sara. Mjekja ka shpjeguar si të vlerësoni frymëmarrjen e fëmijës suaj dhe të kuptoni a është koha të shkoni te mjeku apo jo.
Mjekja ka zbuluar disa hapa të cilët duhet t’i ndërmarrin prindërit kur vlerësojnë se ka diçka që nuk shkon me frymëmarrjen e fëmijës së tyre. Shikoni fëmijën tuaj nëse i janë zgjeruar vrimat e hundës dhe a gërhet natën. Dr.Sara thotë gjithashtu se duhet të kontrolloni grafikun e ritmit të frymëmarrjes që përshkruan sa frymëmarrje në minutë duhet të ketë fëmija juaj për moshën e tij.
Për shembull, kufiri i poshtëm është 25 frymëmarrje për një fëmijë 0-3 muajsh, me një interval normal midis 34-57. Ndërkaq, nëse anëtarët e familjes suaj janë sëmur me grip, është e vështirë për ju që të shmangni infeksionin. Nuk ka rëndësi nëse janë fëmijët tuaj, prindërit apo partnerët. Nëse janë sëmur me grip, ka shumë mundësi që të sëmureni edhe ju. Pediatrja Ayla Boyes shpjegon se:
Nëse një anëtar i familjes suaj është i sëmurë, anëtarët e tjerë ka të ngjarë të infektohen për shkak të afërsisë me anëtarin e sëmurë. Nëse infeksioni përhapet në familjen tuaj, detyra për të shmangur sëmundjen bëhet edhe më sfiduese. Por, ka strategji me të cilat mund të provoni, edhe në shtëpi, për të shmangur infeksionin.
Ndërkaq, periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët. Marrja e vitaminave është e domosdoshme për ta mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra.