Kolla ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga lëngjet, në rastin e irritimit, pranisë së trupave të huaj në trup dhe mikrobeve. Kolla përbëhet nga disa faza: marrja e frymës, nxjerrja e frymës për shkak të glotisit të mbyllur dhe nxjerrjes së ajrit për shkak të hapjes së glotisit, të cilin e shoqërojnë tinguj të ndryshëm.
Kolla mund të jetë e shkaktuar nga pirja e duhanit, astma, refluksi i lukthit, bronkit kronik apo kanceri i mushkërive. Mund të klasifikohet në bazë të kohëzgjatjes në akute që shfaqet kohë pas kohe, subakute që zgjat tri deri në tetë javë dhe në kronike që zgjat më shumë se tetë javë.
Kolla mund të jetë produktive apo e thatë, të shfaqet vetëm natën, gjatë gjithë ditës apo vetëm gjatë natës. Kolla kronike nuk krijon gëlbazë, por krijon ndjenjën e rrëshqitjes nëpër fyt. Organizmi ynë në ditë prodhon dy litra mukozë të pastër nga gjëndrat të cilat kanë të bëjnë me hundën dhe sinuset, mirëpo kur ajo bëhet më e dendur apo shtohet për shkak të ndonjë reaksioni alergjik, ftohjes apo gripit, shfaqet kolla. Në atë rast më së miri është të përdoret solucioni fiziologjik për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Kolla për shkak të refluksit të lukthit krijon ndjenjën sikur në fyt na ndizet zjarr dhe lë shije të hidhur apo të thartë në gojë, sepse thartira e lukthit kthehet në drejtim të ezofagut dhe fytit. Kjo lloj kolle mundon një të katërtën e njerëzve. Këshillohet zvogëlim i konsumimit të kafesë, ushqimit të yndyrshëm dhe me erëza. Kolla produktive është konstante me gëlbazë, e cila vështirëson frymëmarrjen, shkakton shtrëngime në gjoks dhe frymëmarrje të vështirësuar, posaçërisht në orët e mëngjesit.
Më së shpeshti është simptomë e bronkitit dhe shoqërohet me temperaturë të lartë, por më së shpeshti natën. Shërimi i saj kërkon regjim shtrati dhe pirje të mjaftueshme të lëngjeve për të penguar dehidratimin dhe mukozën. Nëse shfaqet gjak, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive dhe kërkon reagim të shpejtë. Kolla e thatë më së shpeshti është simptomë te astma, por mund të jetë e nxitur edhe me ftohje, qeshje apo me mundime, në kontakt me ndonjë ushqim apo alergjen.
Kolla e thatë është simptomë e gripit dhe më vonë kalon në kollë produktive. Forma më e vështirë e kollës është ajo e cila ka simptomë të kancerit të mushkërive. Ajo është konstante dhe shpesh shoqërohet me pështymë me gjak, dhimbje në gjoks, në supe si dhe humbje të peshës së trupit. Është e ngjashme me simptomat e infeksionit të mushkërive. Kanceri i mushkërive është lloji më vdekjeprurës i sëmundjes. Kolla është shumë e fortë dhe mund të zgjasë edhe një muaj pas shërimit nga ftohja.