Jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës dhe i ftohti ka “trokitur” në derën e gjithësecilit. Me siguri disa persona e kanë bezdi motin e ftohtë bashkë me problemet shëndetësore që ai sjellë me vete. Një person mesatarisht ka 2 deri në 4 ftohje në vit dhe ndërsa të gjithë përdorin çajra ose ilaçe që kanë në shtëpi, është jetike të kujdeseni për veten për një shërim të shpejtë ose më mirë për të mos u sëmurë asnjëherë.
Shumë njerëz marrin pushim nga puna ose anulojnë planet kur janë ftohur ose sëmurë. Pa pushimin e duhur trupi juaj nuk mund të rregullohet ose të forcojë sistemin e tij imunitar. Forcimi i sistemit tuaj imunitar kërkon gjumë të rregullt, shtrirje, ushtrime të rregullta dhe një dietë të shëndetshme.
Këtu janë 8 mënyra për të praktikuar kujdesin ndaj vetes gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit, disa prej të cilave janë të dobishme për parandalimin dhe shmangien e sëmundjes, por të gjitha do t’ju ndihmojnë të arrini një shërim të shpejtë. Njihuni me to:
1.Flini shumë
2.Lani gjithmonë duart
3.Merrni vitaminën C të përditshme
4.Hani ushqime të shëndetshme
5.Bëni streching për të lehtësuar tensionin e muskujve
6.Merrni parasysh marrjen e një multi-vitamine
7.Pini lëngje të ngrohta
8.Antibakterialë natyralësh si xhinxher, limoni etj.
Ndërkaq, djersitja gjatë natës është një proces që të gjithë e përjetojmë kur temperaturat janë të larta. Por mund të na bëjë konfuzë djersitja gjatë natës kur është ftohtë. Sipas “The Sun”, djersitja gjatë natës ka një sërë shkaqesh, disa prej të cilave janë më serioze se të tjerat. Zbuloni në këtë link arsyet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës.
Rikujtojmë se studimet e reja kanë zbuluar se gratë me gjoks të madh e vuajnë të ftohtin më shumë se ato që kanë një gjoks normal. Në fakt, bustet më të mëdha rezultojnë në infeksione të frymëmarrjes që duan dy herë më shumë kohë për t’u pastruar. Kjo sipas hulumtimit të botuar në revistën “Archives of Sexual Behaviours”.