Në një lëvizje novatore, konkursi i Miss Universe ka thyer kufizimet e tij të moshës dhe fokusin në bukurinë sipërfaqësore, duke hapur derën për pjesëmarrësen 80-vjeçarja nga Koreja. “Bukuria nuk njeh moshë”. Ky është mesazhi i konkursit të Miss Universe të këtij viti, i cili paraqet konkurrenten më të vjetër të këtij eventi.
View this post on Instagram
“Pasi pashë që konkursi i Miss Universe nuk ka kufi moshe, thashë po marr pjesë në këtë. Kështu, u dërgova foto. Pra, ndihem shumë e lumtur”-tha Choi Soon-hwa. Si një nënë dhe gjyshe që tani po ndjek karrierën e saj si modele dhe që kandidoi së fundmi si kandidate për Asamblenë Kombëtare, Choi, me veprimin e saj, u ka dhënë një mesazh të moshuarve të tjerë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
View this post on Instagram
“Me talentin tuaj, shkoni në vendin ku mund të gjeni besim, dilni jashtë shtëpisë kudo që dëshironi për të marrë pjesë në aktivitete shoqërore, në mënyrë që shoqëria e moshuar të jetë më aktive,”-tha Choi. Të kritikuar prej kohësh për mospërputhjen me kohën, organizatorët e Miss Universe hoqën shumë kufizime për moshën, martesën dhe amësinë që nga ky vit. “Meqenëse shumë kufizime si kufiri i moshës janë hequr, që nga ky vit, më shumë pjesëmarrës mund të marrin pjesë në konkurs dhe tani janë aplikuar më shumë standarde për bukurinë e grave”-tha Kim Sung-shin, një konkurrente në Miss Universe.