Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.
Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Dafinën nga ana profesionale. Shumë projekte të reja muzikore të pëlqyera nga publiku dhe duket se tashmë di se si të rrëmbejë zemrën e publikut. Së fundmi Dafina Zeqiri është zyrtarisht artistja shqiptare femër në tregun Shqip folës më e shikuara në rrjetin social TikTok. Në hashtagun #DafinaZeqiri janë grumbulluar plotësisht 2,000,000,000 shikime.
View this post on Instagram
Së fundmi Dafina ka publikuar një remake me Afrim Muciqi, remake i këngës së tij “Unë të du”, i publikuar për herë të parë para 10 vitesh. Ky remake do të jetë pjesë e albumit të saj, i cili do të publikohet vitin tjetër. Ama ky nuk ishte projekti i fundit muzikor për këtë vit nga këngëtarja, pasi së fundmi Dafina na ka zbuluar një pjesë nga kënga e saj e re, e cila do të publikohet në datën 28 dhjetor dhe do të titullohet “My love”.