Bota

Zyrtari ukrainas publikon videon emocionuese të 4-vjeçares që jeton në bunker!

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka shpërndarë së fundmi në rrjetin social Twitter, një video emocionuese të një vajze ukrainase 4-vjeçe e cila po jeton në bunker si pasojë e sulmeve ruse. Podolyak ka shpjeguar se vajza e ka emrin Alice dhe se jeton në Mariupol, në qytetin port të rrethuar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

https://twitter.com/Podolyak_M/status/1515801630893088768?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515801630893088768%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtari-ukrainas-shperndan-videon-emocionuese-te-4-vjecares-qe-jeton-ne-bunker%2F

Në video vogëlushja dëgjohet duke thënë se dëshiron të evakuohet dhe t’i thotë  “tung” gjyshes së saj. “Është e qartë se çfarë do të ndodhë kur Rusia të arrijë atje. A mund t’i shpëtojë atëherë bota”,-pyeti këshilltari i Volodymyr Zelensky. Ndërkaq, Rusia po vazhdon të bombardojë qytete në të gjithë Ukrainën. Autoritetet raportojnë për disa shpërthime në perëndim e lindje ndërsa forcat ruse pretendojnë se kanë kontrollin e plotë të qytetit-port të Mariupolit, në jug të vendit.

Pasi dështoi të thyejë rezistencën ukrainase në veri, ushtria ruse po përqendron ofensivën në Donbas, në lindje. Por, gjithashtu Moska kryen sulme ajrore edhe në zona të tjera, përfshirë kryeqytetin Kiev. Mëngjesin e sotëm u dëgjuan disa shpërthime në Lviv, nga sulmet me raketa.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nga ana tjetër nuk dëshiron që bota të dëgjojë të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë, prandaj ushtarët rusë po vrasin gazetarët, tha Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase që është strehuar në Kosovë, teksa nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftuan se edhe tre gazetarë ukrainas kanë shprehur interesimin që të vijnë në Kosovë.