Sport

Zyrtare, Xherdan Shaqiri largohet nga Chicago Fire!

Xherdan Shaqiri është larguar nga skuadra e ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chicago Fire. Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur Chicago Fire. “Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chicago Fire FC (@chicagofire)

“E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën”, ka shtuar ai. Shaqiri u transferua te Chicago Fire më 9 shkurt të vitit 2022 nga Lyoni francez. Shaqiri zhvilloi 75 ndeshje, prej të cilave 63 herë ishte titullar te skuadra amerikane. Realizoi 16 gola dhe regjistroi 20 asistime në të gjitha garat. “Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time. Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”-ka thënë Shaqiri.