Sport

Zyrtare/ Kylian Mbappe lojtar i Real Madridit!

Ashtu siç pritej, sulmuesi francez, Kylian Mbappe është lojtari më i ri i Real Madridit.

Klubi ka bërë njoftimin zyrtar në rrjetet sociale, dukë i dhënë fund një prej ‘telenovela’ më të gjata në futboll.

Mbappe ka arritur akordin me “Mbretërit” e Spanjës, për një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029 dhe sa i përket pagës akoma nuk është zbuluar shifra e saktë, që “gjeli” francez do të përfitojë te 15 herë fituesit e Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se para kalimit te “Galaktikët” e Real Madrid, Mbappe, siç dihet nga të gjithë ishte pjesë e “gjigantëve” francezë, të Paris Saint-Germain, ku me këta të fundit zhvilloi në total zhvilloi plot 308 ndeshje, ku arriti të shënojë plot 256 gola, si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës, në 108 raste të tjera.