Bota

Zyrtare/ Kurorëzimi i mbretit Charles III, ja kur do të mbahet ceremonia!

Kurorëzimi i mbretit Karli i Tretë do të bëhet në 6 maj të vitit të ardhshëm në Westminster Abbey në Londër, njoftoi të martën Pallati Buckingham.

Shërbimi do të jetë më modern se kurorëzimi i mëparshëm mbretëror dhe “do të shohë drejt së ardhmes”, tha pallati në një deklaratë. Duke shtuar  se ceremonia do të jetë padyshim e mbështetur në traditat e vjetra.

Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby do të drejtojë ceremoninë, e cila do të shohë Karlin e Tretë të kurorëzuar së bashku me gruan e tij Camilla, bashkëshortja mbretëreshë.

“Ceremonia e kurorëzimit ka ruajtur një strukturë të ngjashme për më shumë se një mijë vjet, dhe kurorëzimi i vitit të ardhshëm pritet të përfshijë të njëjtat elementë thelbësorë duke njohur frymën e kohës sonë”, njoftoi pallati mbretëror.

73-vjeçari u bë mbret i Britanisë muajin e kaluar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

Disa ditë pas vdekjes së saj, Karli i Tretë u konfirmua zyrtarisht si Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar në një ceremoni në Pallatin e St. James.

Kurorëzimi i tij është planifikuar për vitin e ardhshëm për të lejuar një periudhë të përshtatshme kohore për të mbajtur zi për sovranen e mëparshëm dhe për të planifikuar ceremoninë.

Pallati nuk ka zbuluar detaje specifike rreth kurorëzimit, por mediat raportojnë se ceremonia pritet të zgjasë një orë nga 3 që është zhvilluar zakonisht, dhe ndryshe nga ceremonia e fundit me 8 mjë të ftuar , do të marrin pjesë vetëm 2 mijë të tillë.