Ylli televiziv Kim Kardashian është vendosur të jetë producente ekzekutive dhe të luajë në një serial dokumentar të ardhshëm për Elizabeth Taylor. Dokumentari me tre pjesë, me titullin “Elizabeth Taylor: Rebel Superstar” vjen nga kompania e prodhimit fitues të ‘Oscar’-it, Passion Pictures. Seria e dokumentarëve do të shikojë aftësitë e aktrimit të Elizabeth, të cilat ajo i përdori për të hipnotizuar shikuesit, përpara se të bëhej një biznesmene dhe aktiviste shumë miliarda dollarëshe.
Kim do të flasë për marrëdhënien e saj me Elizabeth në serial. “Elizabeth Taylor për të qenë vetvetja, një luftëtare. Ajo është prova që ju mund të vazhdoni të evoluoni dhe ndryshoni dhe të keni kapituj të ndryshëm në jetën tuaj dhe ajo hapi rrugën për të gjithë ne që erdhëm pas saj”,-tha Kim.
Bashkë me Kardashian intervista do të japë edhe shoqja e Elizabeth, Dame Joan Collins, me të cilën ajo konkurroi për rolin e Kleopatras, Margaret O’Brien. “Elizabeth ka evoluar dhe ka përcaktuar kuptimin tonë për të famshmit për dekada. Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të eksploruar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe trashëgiminë e qëndrueshme”,-shton Hamish Fergusson, drejtor kreativ dhe producent ekzekutiv në Passion Pictures.
Rikujtojmë, se komedia e ardhshme e Kim Kardashian, “The 5th Wheel”, i është shitur Netflix-it pas një lufte konkurruese me oferta që përfshinte pesë studio. Netflix bëri ofertën kryesore për filmin, i cili u realizua nga 43-vjeçarja, në një bashkëpunim me Paula Pell dhe Janine Brito.
Ylli televiziv është planifikuar të luajë rolin kryesor në film. Pell dhe Brito ishin të etur që Kardashian të ishte pjesë e projektit. Filmi është shitja e parë e madhe përpara fundit të vitit. Kardashian së fundmi u shfaq në sezonin 12 të “American Horror Story”, duke portretizuar PR Siobhan Walsh, së bashku me Emma Roberts, Matt Czuchry dhe Cara Delevingne.