Aktualitet Bota Sport

ZYRTARE/ Kapiteni i Real Madridit largohet pas 12 vitesh, Naço Fernandez zgjedh Arabinë Saudite!

Kapiteni Naço Fernandez i jep fund aventurës 12-vjeçare me Real Madridin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi madrilen. Mbrojtësi spanjoll do të transferohet në Arabinë Saudite tek Al Qadsiah.

“Real Madrid CF njofton se kapiteni ynë Naço Fernandez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit. Real Madrid dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Naço, një nga legjendat e mëdha. Ai erdhi në Real Madrid në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe luajti në të gjitha kategoritë e të rinjve të ekipit tonë deri sa u bë titullar në vitin 2012. Që atëherë, ai ka mbrojtur fanellën tonë për 12 sezone në një nga më të suksesshmit në historinë e Real Madridit. Në gjithë këtë kohë ai luajti 364 ndeshje dhe fitoi 26 tituj: 6 Kupa Evropiane, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 Kampionate, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa Spanjolle. Për më tepër, me skuadrën spanjolle ai u shpall kampion i Evropës për U-21 dhe kampion i Ligës së Kombeve, ndërsa aktualisht është duke luajtur Euro 2024 në Gjermani. Naço e mbyll karrierën te Real Madridi si kapiteni që fitoi Championsin e 15-të në Ëembley, si një nga pesë lojtarët që fituan 6 Kupa Evropiane në të gjithë historinë e futbollit dhe me më shumë tituj në historinë e klubit tonë”, thuhet në komunikatën për shtyp të klubit