Music

Zyrtare, ja vendi ku do të organizohet “Eurovision 2023”!

Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 67-të të Eurovision, pas një gare të ngushtë me Glasgow-n. Finalja e Madhe e “Eurovision Song Contest 2023” do të zhvillohet në “Liverpool Arena” më 13 maj, teksa gjysmëfinalet do të mbahen të më 9 maj dhe 11 maj.

Lajmin e qytetit të përzgjedhur e ka bërë mbikëqyrësi ekzekutiv i ‘Eurovision Song Contest’, Martin Österdahl që u shpreh pas njoftimit se:

Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle.

Kujtojmë se sipas rregullit, festivali duhet të organizohej në Ukrainë, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të situatës atje. Ukraina u shpall fituese e “Eurovizion Song Contest 2022” me 631 vota. Grupi Kalush Orchestra me këngën “Stefania” arritën të fitonin me votat e publikut, duke lënë në vend të dytë Britaninë e Madhe. Në vend të tretë u rendit Spanja, e ndjekur nga Suedia, Serbia dhe Italia. Fitorja erdhi si një mesazh i fortë solidariteti dhe paqeje për Ukrainën, që shkon përtej muzikës dhe konkurrencës. Ukraina mori votat maksimale duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën në vend të tretë.