Aktualitet

ZYRTARE/ Igli Hasani në garë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE!

13 kandidatë janë nominuar zyrtarisht për katër postet e larta drejtuese të OSBE-së, sipas disa diplomatëve të OSBE-së që folën në kushte anonimiteti për  “Security and Human Rights Monitor”.

Ajo që vlen për tu veçuar është se në listën e kandidatëve për detyrën më të lartë në OSBE, atë të Sekretarit të Përgjithshëm është edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

13 maji shënoi afatin zyrtar të OSBE-së për të nominuar kandidatët për katër postet.

Kryesia malteze e OSBE-së shpalli kandidatët për të gjitha misionet e përhershme të OSBE-së në një qarkore të brendshme më 3 qershor.

Nga kryesia e Maltës nuk pati komente mbi emrat e kandidatëve.

Kandidatët e nominuar janë si më poshtë:

Kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së:

Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi

Igli Hasani (Shqipëri) – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE

John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat

Marcel Peško (Sllovaki) – Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së, Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë

Feridun Sinirlioğlu (Turqi) – Koordinator Special, Vlerësimi i Pavarur i mandatuar nga Rezoluta 2679 (2023) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kandidatët për Drejtor të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR):

Igor Djundev (Maqedonia e Veriut) – Drejtor për Çështje Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut

Rita Izsák-Ndiaye (Hungari) – Këshilltare e Lartë për Anti-Racizmin në UNDP

Tea Jaliashvili (Gjeorgji) – Zëvendësdrejtoreshë e Parë e ODIHR

Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE

John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat

Dunja Mijatović (Bosnje dhe Hercegovinë) – Eksperte dhe aktiviste për të drejtat e njeriut.

Maria Telalian (Greqi) – Këshilltare Ligjore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shefe e Departamentit Ligjor

Kandidatët për Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare (KLPK):

Rita Izsák-Ndiaye (Hungari) – Këshilltare e Lartë për Anti-Racizmin në UNDP

Christophe Kamp (Holandë) – Përfaqësues i Përhershëm i Holandës në OSBE

John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat

Ketevan Tsikhelashvili (Gjeorgji) – Përfaqësues i Përhershëm i Gjeorgjisë në OSBE dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Vjenë

Kandidatët për Përfaqësues të OSBE-së për Lirinë e Medias (RFoM):

Jan Braathu (Norvegji) – Shef i Misionit të OSBE-së në Serbi

John MacGregor (Kanada) – Shef i Qendrës së OSBE-së në Ashgabat

Petr Mareš (Çeki) – Drejtor Ekzekutiv i Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit në Kosovë