Aktualitet Politikë

ZYRTARE: Elisa Spiropali do jetë kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë!

Nga kongresi i Partisë Socialise, kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij ka propozuar Elisa Spiropalin si drejtuese të Parlamentit, pas largimit të papritur të Lindita Nikollës.

Ndërkohë Bledi Çuçi, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar, propozohet të jetë nënkryetari i parlamentit.

Ndërsa Niko Peleshi propozohet që të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndryshimet në qeveri që Rama tha se ia ka propozuar presidentit Begaj: 

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali.

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – .Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla -Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së.

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – .Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së.

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.