Dua Lipa do të hapë natën e parë të një prej festivaleve më të mëdha të Britanisë së madhe, Glastonbury. “Duhet të gjej një mënyrë për t’i bërë 150,000 njerëz të ndihen sikur janë në një klub të vogël nate”-u shpreh këngëtarja e emocionuar. Glastonbury është festivali më i madh që zhvillohet rregullisht çdo vit që nga viti 1960. Këtë vit, do të ngrihen më shumë se 100 skena dhe do të mirëpresë 200 000 fansa gjatë fundjavës.
Ylli ndërkombëtar ka punuar gjatë gjithë javës me stafin e saj për të nxjerrë një supershfaqje që po mbahet sekret nga fansat. Rikujtojmë se ylli i muzikës pop ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Këtë radhë këngëtarja feston suksesin e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.
Hitet janë “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John. Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.
Dua së fundmi ka publikuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”. Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të dëgjuara janë “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”. Ndërkaq, vitet e fundit, Disney ka bërë filma ‘live-action’ të disa filmave të vjetër të Disney. Këtu përfshihen “Aladdin”, “Little Mermaid”, “Beauty and the Beast”, “Moana” dhe “Hercules”.