Karim Benzema i jep fund karrierës me përfaqësuesen e Francës. Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter, në ditëlindje e tij të 35-të (ka lindur më 19 dhjetor 1987), pa u mbushur 24 orë nga finalja e Kupës së Botës “Katar 2022”, sulmuesi i Realit të Madridit e mbyll historinë e tij me “Les Bleus”.
“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron,” – shkruan Benzema mbi një foto të tijën me fanellën e “Gjelave”.
J’ai fait les efforts et les erreurs qu’il fallait pour être là où je suis aujourd’hui et j’en suis fier !
J’ai écrit mon histoire et la nôtre prend fin. #Nueve pic.twitter.com/7LYEzbpHEs— Karim Benzema (@Benzema) December 19, 2022
Benzema është aktivizuar në 97 ndeshje me “Gjelat” dhe ka shënuar 37 gola. Suksesi i vetëm i tij me Kombëtaren u shënua në Nation League 2020-2021. Gjithashtu është aktivizuar edhe me moshat e Francës, duke fituar Kampionatin Europian U-17 në vitin 2004.