Rrjetet sociale janë treguesi kryesor për të kuptuar krisjet mes çifteve. Një ‘unfollow’ tregon shumë dhe Oriola Marashi dhe Eros Grezda e “fshinë” njëri-tjetrin plotësisht nga rrjetet sociale. Pasi nuk u ndoqën më, hoqën dhe fotot me njëri-tjetrin.
Mesa duket, Oriola ende nuk e ka kaluar ende “inatin” me Erosin, pasi me një shprehje në Instagram i ka drejtuar një thumb të drejtpërdrejtë atij.
Ndonjëherë, Zoti risjell një ish në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budallaqe.
Ndërkohë, Oriola vazhdon karrierën e saj në modeling, ku së fundmi ka lidhur kontratë me firmën e famshme ndërkombëtare “GUESS”, për të cilën ka realizuar dhe sfilata të ndryshme.