Djali i kampionit të boksit, Roy Jones Jr, i ka dhënë fund jetës në moshën 32-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Roy përmes një postimi në rrjetin social X. Boksieri amerikan tha se ishte mirënjohës që kaloi natën me djalin e tij DeAndre para se ai t’i jepte fund jetës.
Jam shumë mirënjohës që Zoti më lejoi të kthehem në shtëpi të premten mbrëma që ai të kalonte natën e fundit të jetës së tij me mua dhe familjen… E di që shumë njerëz po kalojnë momente të vështira tani, por asgjë nuk ia vlen të marrësh jetën tënde. Zoti e jep dhe Zoti duhet të jetë ai që ta merr..
Roy Jones Jr, i cili ka fituar tituj në kategori të ndryshme peshash, është baba edhe i 5 fëmijëve të tjerë. Jones, i cili u bë profesionist në vitin 1989, fitoi katër tituj botërorë në katër kategori peshash nga pesha e mesme në peshën e rëndë.
Ai bëri historinë e boksit si kampioni i parë i peshave të mesme në 106 vjet që fitoi titullin e peshave të rënda dhe vetëm kampioni i dytë i peshave të rënda që e arriti këtë sukses kur mposhti John Ruiz për titullin WBA në 2003, sipas Hall of Fame.
Ai doli në pension në 2018 me një rekord prej 66 fitoresh dhe 9 humbje, përfshirë 47 nokaut, dhe konsiderohet ndër boksierët më të mirë të epokës së tij, sipas Hall of Fame.