Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ka tronditur opinionin publik. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale mjaft personazhe të njohur të ekranit.
Edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka bërë një postim në “Instagram” për të miturin e ndjerë. Deda ka postuar një fotografi ku shfaqet me Martinin, imazh i shkrepur në vitin 2021. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
Prehu ne paqe i dashur Martin.
A mund ta bejme nje foto bashke, edhe pse nuk kane kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik ti nderpreu endrrat ne mes? E une prap e dua kete foto me ty o kampion. Na pikellove te gjitheve o djale, por Zoti djemte e mire i do prane vetes. Qofsh mire me Zotin. Ngushellime te sinqerta familjes
Ndërkohë kur kjo foto është hedhur për herë të parë në rrjetet sociale nga Martini apo prindërit e tij, krahas shkruhej:
Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua Martin Cani