Bota

Zona ende nën rrezik, një ekip i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike viziton nesër Çernobilin!

Një ekip nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbërrijë nesër në termocentralin bërthamor të Çornobilit të Ukrainës.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), do të kryesojë një mision ekspertësh për të “dërguar pajisjet, kryerjen e vlerësimeve radiologjike dhe rivendosjen e sistemeve të monitorimit të masave mbrojtëse”, tha ai.

Ne nuk mund të dimë se çfarë ka në kokën e rusëve. Nuk mund të prisnim që ata të merrnin centralet bërthamore. Rajoni ynë do të jetë gjithmonë në rrezik derisa sistemi në Rusi të ndryshojë. Kërcënimi ekziston gjithmonë”. Kështu deklaroi Yurii Fomichev, kryebashkiaku i Slavutich, qyteti satelit i Çernobilit, ku jetojnë punëtorët e uzinës.

Formichevin ishte marrë peng nga rusët më 26 mars për disa orë, derisa i bindi se në qytet nuk kishte armë dhe ushtarë të armatosur.

Forcat ruse u tërhoqën nga zona Slavutich midis 29 marsit dhe 3 prillit. Por ende rreziku ekziston.

Në Ukrainë janë konfirmuar 3818 viktima civile, prej të cilave 215 janë fëmijë. Të plagosurit janë mbi 4 mijë, mes tyre 391 fëmijë.

Numri i të vdekurve, dy muaj pas fillimit të pushtimit rus, u njoftua nga prokurorja e qarkut ukrainas Iryna Venediktova, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.