Bota

Zjarrvënia me 7 viktima në apartamentin në jug të Francës, ka lidhje me trafikun e drogave, thotë prokuroria!

Prokurori i qytetit francez të Nice, Damien Martinelli, tha sot se një sulm i rëndë me zjarrvënie në katin e fundit të një ndërtese banimi tre ditë me pare, ku humbën jetën shtatë persona në një apartament, ka lidhje me trafikun e drogave.

Një i dyshuar është arrestuar për ngjarjen në Paris pas gjurmimit të regjistrimeve video, njoftonte rrjeti AFP.

Mes viktimave të tragjedisë në kalin e fundit të ndërtesës shtatë-katëshe ishin katër fëmjë, dy gra të moshave 22 e 46 vjeçare, dhe një burrë 45-vjeçar që ishte hedhur nga dritaja për t’i shpëtuar flakëve.

Një 23-vjeçar i plagosur rëndë gjithashtu ishte hedhur nga tmerri i flakëve, ndërsa dy të rinj 17 e 19 vjeçarë u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe fqinjët.

Hetuesit kishin zbuluar gjurmë të nisjes së zjarreve dhe në tre kate të tjera ndërsa pamjet e kamerave tregonin tre burra që thyen derën kryesore të ndërtesës.

Hetuesit kanë nxitur njerëzit të mos spekulojnë për shkaqet e zjarrit deri në përfundim të hetimeve por thonë se po hetojnë për lidhje me konflikte të tregtisë së drogave.

Zona Moulins ku gjendet pallati tragjedisë raportohet se i frekuentuar nga trafikantë dhe ka parë disa episode të tjera dhune për kontroll të shpërndarjes se narkotikeve, shkruan rrjeti vendas AFP.