Aktualitet

Zjarri në fshatrat e Dropullit, ministri: 30 efektivë të FA për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura jan riangazhuar mëngjesin e sotëm  (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Dropollit.

“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme” shkruan ministri.

Ministria e Mbrojtjes e cila publikoi sot pamjet e operacionit për shuarjen e flakëve informon se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u punua me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Postimi i plotë:

Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Zjarri që ra pasditen e djeshme rrezikoi dhe banesat.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar.

Në pranga ka rënë Manol Kokolli 58 vjeç banor fshatit Frashtan të Dropullit.