Celebrities

Zjarret shkatërruese në Hauai, reagon ‘zemërthyer’ Mbreti Charles III!

Së fundmi Mbreti Charles III ka reaguar në lidhje me zjarret shkatërruese në Hauai. Në një mesazh publik drejtuar Presidentit Joe Biden Mbreti tha:

Unë dhe gruaja ime ishim shumë të shqetësuar kur mësuam për zjarret shkatërruese që digjen aktualisht në Maui, Hauai. Unë dhe Camilla ju dërgojmë ngushëllimet më të thella familjeve të atyre që humbën jetën në mënyrë kaq tragjike dhe lutjet mbeten me të gjithë ata të cilëve të dashurit e tyre mungojnë dhe shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar. Ndërsa përpjekjet e rimëkëmbjes vazhdojnë, mendimet e mia janë me ndihmësit jashtëzakonisht të guximshëm të urgjencës dhe popullin e Mauit që po ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e tyre.

https://twitter.com/RoyalFamily/status/1690417165155840000?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1690417165155840000%7Ctwgr%5E4295e3454360c6be05c4cabd16a87017d597408d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmesazhi-i-mbretit-karli-iii-per-zjarret-shkaterruese-ne-hawaii%2F

Mesazhi i mbretit vjen pasi numri i të vdekurve në Maui, Hauai, vazhdon të rritet dhe vlerësimet e hershme të dëmeve nga zjarri i egër arrijnë në 1 miliard dollarë. Numri i viktimave ka shkuar në 89. Autoritetet amerikane thonë se përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar ata që humbën jetën, ende janë në fazat fillestare. Zjarret në Maui përbëjnë fatkeqësinë më vdekjeprurëse natyrore në Shtetet e Bashkuara prej më shumë se një shekulli.

Ndërkaq, rikujtojmë se së bashku me të famshëm të tjerë, prezantuesja e njohur Oprah Winfrey po shpërndan furnizime emergjente për banorët e Maui. Winfrey mori pjesë në përpjekjet për të ndihmuar të pastrehët. Aktori i johur Jason Momoa, gjithashtu njoftoi se po bën një mbledhje fondesh për të prekurit nga zjarret në Maui, duke thënë se është shkatërruar nga fatkeqësia e madhe.