Celebrities Showbiz

“Zjarr, zjarr, zjarr”/Kështu e përshkruan Rita Ora marrëdhënien me Taika Waititi!

Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh mjaft të hapur me fansat për jetën e tyre private. Gjatë ‘after party-t’ pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”.

Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr.

Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. Rita, e cila ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur partnerin e saj për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”, tha se çifti kishte një “natë të këndshme” dhe e cilësoi mbrëmjen e ‘Emmy Awards’ si “një shfaqje të pabesueshme”. Ngjarja gjithashtu nxiti disa krijimtari për këmhëtaren e hitit “For You”.

Po ecja drejt kësaj feste dhe i thashë Taika-s: “Kjo më ka bërë të dëshiroj të shkoj në shtëpi dhe të shkruaj çdo gjë që mund të mendoj tani”. Isha kaq e frymëzuar, fjalimet e atyre që pranonin çmime ishin kaq inspiruese.

Taika Waitit dhe Rita Ora u martuan në gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Në atë kohë, një burim konfirmoi për Revistën ‘People’ se Ora dhe Waititi u martuan gjatë një ceremonie shumë të vogël më 4 gusht 2022. Megjithatë, ata nuk e ndanë lajmin me publikun deri në janar të vitit 2023. Gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon në shkurt të vitit 2023, Ora e tregoi për herë të parë unazën e martesës dhe zbuloi se ndoshta kishte ndihmuar Waititin të zgjidhte unazën. Asokohe ajo u shpreh:

E ndjeja se vërtet doja të isha me këtë person dhe thjesht doja që të ndiheshim shumë mirë. Kështu që, ndoshta e kam çuar në dyqan dhe kam treguar saktësisht cilën unazë doja.