Rreth mesnate, një zjarr përfshiu një azil në Tiranë duke shkaktuar dëme materiale. Pasi u njoftua për flakët në objektin në rrugën “Ali Visha”, policia e kryeqytetit ndërhyri dhe evakuoi të moshuarit. Katër prej tyre u dërguan në spital për ndihmë mjekësore e ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, shkaqet e të cilit dyshohen aksidentale, nga një kondicioner. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë.
Rreth orës 00:15, policia ka marrë njoftim se në azilin në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.
Në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, të moshuarit janë evakuar nga azili, ndërsa katër nga të moshuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Zjarri është fikur, por nuk dihen ende dëmet, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.