Aktualitet

Zjarr masiv në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë në Gjirokastër!

Një zjarr masiv ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.

Flakët që po vijojnë prej orësh gjenden në një distancë prej gati 500 m nga zona e banuar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se janë disa vatra zjarri që po përhapen. Ndërkohë zona është mbuluar nga tymi.