Lajmet e fundit

Zhytësi noton pranë balenës së kaltër në Maldive/VIDEO!

Një zhytës me fat pati privilegjin të notonte përkrah një balene të mrekullueshme në ujërat kristal të Maldiveve. Momenti është kapur në një video mahnitëse. Pamjet i transportojnë shikuesit në një tokë magjike të çudirave nënujore, ku zhytësi noton pranë formës masive të balenës. Ndërsa video vazhdon, zhytësi i quajtur Laikko noton me guxim pranë pendës madhështore të balenës përpara se të ndalojë, të kthehet dhe të shikojë drejtpërdrejt kamerën. “Momenti më i mirë i jetës sime duke notuar së bashku me kafshën më të madhe në tokë, balenën e kaltër”-thuhet në mbishkrimin e videos në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Laikko (@layan_maldives)

Megjithatë, disa ishin gjithashtu të tmerruar. Një përdorues tha: “Ndoshta një nga momentet më të bukura që kam parë ndonjëherë në gjithë jetën time. Më la pa frymë”. Një tjetër shkroi: “Si e gjejnë njerëzit guximin për ta bërë këtë? Unë jam i tmerruar vetëm duke e parë”. Balenat e kaltërta janë kafshët më të mëdha që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë, me disa që arrijnë gjatësi deri në 33 metra.