Celebrities Gossip Showbiz

“Zhvishem i tëri…”/Dënimi që Michael Douglas merr nga Catherine Zeta-Jones kur humbet në golf!

Së fundmi aktori i njohur Michael Douglas ka treguar rregullat që ai dhe Catherine Zeta-Jones ndjekin kur luajnë golf së bashku. Një deklaratë e Catherine kohët e fundit bëri bujë pasi tha se sa herë që Douglas humbet në golf ajo e detyron të heq pantallonat. Aktori hollivudian i ka konfirmuar fjalët e bashkëshortes, ndërsa ka shtuar se nuk heq vetëm pantallonat, por zhvishet tërësisht.

Rregullat janë të qarta. Megjithatë, kjo nuk ndodh shumë shpesh. Sa herë që luajmë vetëm, më duhet t’i jap asaj një shfaqje të tërë, sepse të dy jemi shumë konkurrues. Sigurisht që kjo ndodh vetëm kur luaj me gruan time.

Rikujtojmë, se Catherine Zeta-Jones ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The Telegraph’ rreth martesës së saj 22-vjeçare me Michael Douglas. Zeta-Jones dhe Douglas u takuan për herë të parë në Francë në 1998-ën pasi u prezantuan nga Danny DeVito.

Pasi u martuan në nëntor 2000, çifti u përfol për një krizë duke përfshirë një ndarje të shkurtër në vitin 2013 por arritën ta gjenin rrugën për t’u kthyer tek njëri-tjetri. Ndërkaq, diferenca e tyre 25-vjeçare në moshë ka qenë një çështje shumë e përfolur. Zeta-Jones e bëri të qartë në intervistën e saj se mosha është vetëm një numër.