Tech

Zhvillohen kafshë digjitale për Apple Vision Pro të cilët reagojnë ndaj emocioneve njerëzore!

Bootloader Studio, startup nga Vietnami, ka prezantuar kafshët shtëpiake digjitale për Apple Vision Pro. Këto kafshë shtëpiake përdorin inteligjencë artificiale që mund të njohë dhe t’u përgjigjet emocioneve njerëzore, duke u ofruar përdoruesve një përvojë ndërvepruese. Kafshët shtëpiake digjitale të Bootloader Studio ndjekin vëmendjen e përdoruesit, pozicionin e kokës, tonin e zërit dhe gjestet për të rregulluar reagimet e tyre.

Këto kafshë shtëpiake do të jenë të pranishme në të gjitha aplikacionet në Vision Pro, duke krijuar iluzionin se janë pjesë e mjedisit real. Themeluesi dhe CEO i Bootloader Studio, Brian Peltz, erdhi me idenë për këtë projekt gjatë pandemisë COVID-19, kur pa se sa shumë njerëzit kishin nevojë për ndërveprim. “Unë jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që njerëzit të ndërveprojnë, jo vetëm të konsumojnë përmbajtje”-tha Peltz Axios.

Peltz vuri në dukje se CEO i Apple, Tim Cook e vlerësoi projektin si një shembull “fantastik” të inovacionit që vjen nga Vietnami. Bootloader Studio ka siguruar 5 milionë dollarë fonde fillestare nga Antler Elevate dhe planifikon të prezantojë kafshë shtëpiake digjitale për Vision Pro këtë verë. Edhe pse kafshët shtëpiake janë ende në fazën e testimit, kompania është optimiste për suksesin e tyre. Kafshët shtëpiake digjitale të Bootloader Studio përfaqësojnë një hap përpara në integrimin e teknologjisë AI në jetën e përditshme, duke u ofruar përdoruesve shoqërues emocionalisht inteligjentë që u përgjigjen nevojave dhe ndjenjave të tyre.

Kufjet e realitetit virutal nuk do të përdoren në shkolla sipas një skeme të re të Meta-s nëse mësuesit nuk mund të monitorojnë se çfarë po bëjnë nxënësit. Këtë ka njoftuar Nick Clegg mes shqetësimeve në rritje për sigurinë e fëmijëve në metaverse. Clegg tha se kufjet nuk do të përdoren në klasë nëse mësuesit nuk kanë kontroll të plotë të asaj që po ndodh.

Meta ka njoftuar një paketë të re për përdorimin e kufjeve të realitetit virtual në shkolla si mjet mësimi. Nxënësit e moshës 13 vjeç e lart do të jenë në gjendje të hyjnë në klasat e tyre virtuale ku iu lejohet të vizitojnë muzetë, të praktikojnë të flasin gjuhë të huaja ose të vendosen në mjedise që më herët nuk kishin qasje.