Aktualitet

Zhvati rreth 5 milion euro, GJKKO dërgon për gjykim Bruno Çobon dhe 16 të tjerë!

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar për gjykim çështjen e Bruno Çobos, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrim Kompjuterit”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit  të strukturuar kriminal. Mësohet se për gjykim ka kaluar edhe çështja në ngarkim të 16 pandehurve të tjerë, pjesë e grupit të Çobos.

28-vjeçari Çobo u arrestua në mars në këtij viti në Dubai ndërsa në janar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi hetimet paraprake për një grup kriminal, të cilët mashtronin duke vjedhur të dhënat bankare, përmes të cilave kanë “zhvatur” 4.7 milione euro.

Ky grup kriminal dyshohej se kishte ushtruar aktivitetin e tij deri në muajt prill ose maj të vitit 2022 ku edhe ka mbyllur aktivitetin e Call Centerit. Pas provave të grumbulluara me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar fillimisht janë caktuar masa e sigurimit me karakter shtrëngues “arrest në burg”, për Gilbert Pushani dhe arrest në shtëpi për shtetaset V. A. dhe E. Ç, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Ky vendim është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datë 25.10.2022. Njëkohësisht me arrestimet e shtetasve të mësipërm, më datë 25 tetor 2022, gjykata autorizoi kontrollin dhe sekuestron e Call Center-it të përdorur nga grupi kriminal me vendndodhje në Tiranë, Rruga “Dritan Hoxha”, Kompleksi “Karavan U2”, kati nr. 2.

Në përfundim të kontrollit ndaj të dyshuarve dhe nga kontrolli në call center-in në Rrugën “Dritan Hoxha”, i cili në momentin e ekzekutimit ishte pa persona brenda, dha një rezultat pozitiv pasi lejoi gjetjen dhe sekuestrimin e 68 kompjuterëve personalë dhe materialeve të tjera të konsideruara me interes të veçantë hetimor.

NJOFTIM PËR MEDIAT:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të procedimit penal Nr. 121, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Olta Toçi, Orland Cani, Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj (Resuli), të cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të struktruruar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

2. Në seancën e datës 16.07.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 50, datë 16.07.2024 vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1. Bruno Çobo, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

2. Aldo Pasku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

3. Antoneta Malo (Pepkolaj), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup istrukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

4. Bruno Gjika, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

5. Elisa Çaçi (Caci), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

6. Erion Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

7. Florjan Bregu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

8. Hamit Dobi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

9. Gilbert Pushani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

10. Greta Gjoci (Pepa), i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

11. Gjin Shelnishta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

12. Olta Toçi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

13. Orland Cani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

14. Mojsi Zuna, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara
përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

15. Rezarta Ibrahimi (Çaçi), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

16. Silvana Veliu, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

17. Valbona Abedinaj (Resuli), e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në dëm të disa personave, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuarkriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/b paragrafi 2, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

-Viktimat e veprës penale: ****, përfaqësuar nga avokatët, **** në mungesë, për arsye se,
gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës si dhe bashkë me të edhe
kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur personalisht nga të pandehurit Bruno Çobo, Aldo Pasku, Antoneta Malo (Pepkolaj), Bruno Gjika, Elisa Çaçi (Caci), Erion Kastrati, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Gilbert Pushani, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Orland Cani,Mojsi Zuna, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Silvana Veliu dhe Valbona Abedinaj.

II. Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përfshijë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak të përbërë prej 39 (tridhjetë e nëntë) fashikujsh dhe aktet e paraqitura nga palet në seancë gjyqësore.

III. Rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes së të pandehurit Mojsi Zuna, avokatëve Gentjan Rumano dhe Elda Zoto për shpalljen e moskomptencës lëndore dhe dërgimin e çështjes për gjykim për kompetencë lëndore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe në prova.

IV. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

V. Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikullit të këtij gjykimi në Krysekretarinë e kësaj gjykate brenda 10 (dhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes, duke ja vënë në dispozicion  një trupi gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm nga ky trup monokratik.