Analisti Artur Zheji, ishte sot i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio. Shumica prej nesh e njohin nga programi i tij televiziv “360 gradë”, por Zheji e braktisi emisionin dhe ende kanë mbetur dyshime për këtë vendim të papritur. Në një intervistë me Salsanon dhe Palomën në rubrikën “Rock Politik”, Zheji shprehet rreth shumë çështjeve politike dhe profesionale që kanë mbetur peng dhe të paqartësuara për publikun. Gjatë kësaj interviste analisti ishte tepër i kursyer me fjalët saqë Paloma iu kthye edhe njëherë historive nga e kaluara, për të zbuluar se kush fshihet pas heshtjes së Zhejit. Paloma: Ju keni bërë denoncime të forta ndër vite, por një ndër më të lakmuarit është ajo e disponimit të videove porno të dy ministrave. Dua të të pyes, në këtë video qëndron Ditmir Bushati?! Duke qenë se Nard Koka, ka thënë një deklaratë ka thënë një deklaratë që dhe ju disi e keni mbështetur, por asnjëherë nuk keni dhënë emra… Nard Koka ka thënë: Ike deri në Brazil për banane, kur kastravecat i kishe këtu sepse një deputet ishte i Amerikës Latine dhe një deputet nga Shqipëria. Kush është ky deputet, a është Ditmir Bushati?! Sepse thonë që është gej… Artur Zheji: Ti i ke dhe pyetjet dhe përgjigjet brenda… Paloma: A është Ditmir Bushati?! Se videot i dimë ato që disponoje… Artur Zheji: Nuk kam shkuar me të… Paloma: Kush është ai që ka dashur të japë 2 milionë euro që kjo histori të mbyllet përgjithmonë?! Zheji: Ndoshta e di Mentor Kikia këtë gjë më mirë se unë Paloma: Ja ke dhënë ti? Zheji: Ti kisha unë ato video do të isha bërë shumë i pasur Paloma: Pse deklarove që i disponoje ato video Zheji: Që i kam parë, jo që i kam disponuar Paloma: Ke parë dy ministra që bënin seks? Zheji: Unë e kam parë, por nuk mund të them që kam parë këta Paloma: Kur i ke videot, i ke parë Zheji: Nuk kam dalë në gjyq dhe nuk kam dëshmuar për këtë, kështu që nuk do ta bëj as përpara teje… Unë jam “Gntleman”… Kështu e mbylli Zheji këtë histori me xhentilesë… dhe ndoshta heshtja e tij foli më shumë sa do të flisnin vetë fjalët… Salsano Rrapi Artur Zheji Paloma Dj Vini