Sport

Zhegrova në formë, dygolësh me Lille në kampionatin francez

Edon Zhegrova vijon të jetë në formë të shkëlqyer. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar dopietë me Lille, në barazimin 3-3 ndaj Strasbourg.  Goli i parë i tij erdhi në minutën e 15-të, ndërsa i dyti në të 27-tën. Zhegrova shpërblen kështu besimin e dhënë nga trajneri, duke u konfirmuar si një nga më të mirët në skuadër.

Ai ka luajtur për skadrën franceze në kualifikuese e Champions dhe në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni.  Më parë, 25-vjeçari ka luajtur për Genk dhe Basel.