Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.
“Pardon My French” nisi sot dhe mund ta ndiqni live çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive. E ftuar në episodin e parë të sezonit, Zhaklin Lekatari u shpreh për gjithçka, nga eksperienca si opinioniste e “Big Brother Vip”, deri në projektet me të cilat po merret. Zhaklin do të jetë pjesë e “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio, së bashku me Jonida Aliçkollin. Lidhur me këtë projekt ajo u shpreh:
Do kemi të ftuar në emision dhe shpresojmë që historitë e tyre të inspirojnë dhe të tjerë dhe të na japin forcë. Do ketë edhe një rubrikë dedikuar seksit. Do të kemi edhe të ftuar ekspertë për përgjigje edhe më të detajuara.
Ndryshim i vogël është bërë në vendin tonë, evolim ka dhe mesa jam në dijeni së shpejti edukimi seksual do jetë lëndë në shkollë. Kjo më bën të kuptoj që institucionet janë të kujdsshme për të edukuar brezat e rinj. Edukimi seksual është edhe edukim moral, të mëson të raportohesh në mënyrë sa më të shëndetshme edhe me të tjerët. Unë shoh ndryshime pozitive. Do doja të kishte edhe më shumë ndryshime patjetër. Edukimi dhe emancipi i vajzave është një motor i rëndësishëm, por situatën e shoh pozitive.