Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mesazhe të shumta nga familjarë, mbështetës dhe personazhe të njohur kanë marrë sot banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Meritoni është surprizuar nga ish-opinionistja e sezonit të dytë të BBV, Zhaklin Lekatari, e cila ka treguar mbështetjen e saj për banorin.
Ja cfarë shkruan ajo në mesazhin e dërguar përmes “Big Love”:
Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion.
Meritoni: Të kam xhan, të përshëndes shumë. Je shembull i një gruaje, vajze, të përqafoj dhe të kam shumë xhan…
View this post on Instagram
Ndër mesazhet e shumta, Juli ka marrë gjithashtu një mesazh edhe nga vëllai i tij, Mario, duke e bërë banorit të përlotet teksa e ka lexuar.