Ikona e ndjerë e muzikës botërore Michael Jackson merakun e madh të tij kishte vajzën Paris Jackson. Gjëja më e mirë që Michael bëri për vajzën sipas saj ishte të zgjidhte një kumbare në moshë të rritur, që do t’i qëndronte pranë asaj dhe ta orientonte ndërkohë që ajo përballej me famën që në moshë të vogël.
Zgjedhja ishte Elizabeth Taylor e cila u kujdes për të, saqë edhe të gjithë vitet e shkollës i kreu në shtëpi. “Nuk e dija si ishte të shoqërohesh me njerëz jo të moshës tënde”-është shprehur Paris në një intervistë për BBC. Por fakti i hidhur ishte se Elizabeth ndërroi jetë vetëm dy vite pas Michael dhe fati deshi që Paris të përballonte e vetme vitet më delikate të jetës së saj.
Rikujtojmë, se sa herë që Michael Jackson dilte në publik me fëmijët e tij, ata kishin fytyrat e mbuluara me maska. Michael Jackson kishte tre fëmijë; Prince, Paris dhe Blanket (sot i njohur si Bigi). Prince ka shpjeguar arsyen pse ata duhej të mbanin maska kur ishin fëmijë. Sipas tij, Michael donte të fshehte identitetin e tyre.
Babai im fliste me mua si me një të rritur. Na tha se arsyeja pse mbanim maska ishte sepse donte që ne të kishim një jetë pa të. Nuk e kisha menduar kurrë nëse fëmijët e tjerë jetonin ashtu kur ishin të vegjël. Por kur e kuptova se kush ishte ai, atëherë kuptova se nuk ishte normale. Më kujtohet kur isha në Disneyland, dola te dritarja dhe jashtë. Ishin gjithë ata fansa që më përshëndesnin dhe më fotografonin. Unë mendoja se ishte diçka normale dhe thjesht ua ktheva përshëndetjen.
Rikujtojmë se mbreti i paprekshëm i popit, Michael Jackson ndërroi jetë tragjikisht më 25 qershor 2009, Ndikimi i tij në muzikë dhe kulturë vazhdon të ndihet ende sot. Së fundmi Bill Whitfield, truproja i fundit i Jackson, ka ndarë disa nga momentet e fundit dhe përvojat e tij personale në lidhje me këngëtarin legjendar në një intervistë për “The Sun”.