Food & Drink Health & Beauty

Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës ndodhet në frigoriferin tuaj!

Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për vetitë e shëndetshme të hudhrës, por pavarësisht kësaj e shmangin ngrënien e saj për shkak të erës së keqe. Megjithatë, shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje. Jogurti mund të jetë çelësi për ta luftuar erën e keqe të hudhrës. Këtë ka sugjeruar një studim i publikuar në revistën Molecules. Jogurti parandalon një përqindje të lartë të substancave që janë përgjegjëse për aromën e keqe të hudhrës.

Sipas gjetjeve të studiuesve, proteinat që gjenden në kos janë në gjendje të neutralizojnë përbërësit me bazë squfuri që shkaktojnë erën e pakëndshme. Ekipi i shkencëtarëve vendosi sasi të barabarta hudhre të papërpunuara në shishe qelqi, përpara se të shtonin lloje të ndryshme jogurti në të njëjtat shishe. Ata zbuluan se jogurti ishte 99% efektiv në reduktimin e përbërësve të hudhrës, veçanërisht jogurti me nivele të larta të proteinave dhe jogurti me përmbajtje të lartë yndyre.

“Në përgjithësi njerëzit duan të hanë më shumë proteina tani”,-ka thënë autorja kryesore e studimit, Dr.Sheryl Barringer, duke shtuar ato mund të ndihmojnë në mënyrë indirekte edhe me erën e hudhrës si dhe t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur për më një kohë më të gjatë. Hudhra, e cila përveçse është një aleat i shkëlqyer në kuzhinë, edhe në kohët e lashta, është vlerësuar për vetitë e saj shëruese.

Për të përfituar nga të gjitha vlerat e saj, ajo duhet të konsumohet e papërpunuar. Hudhra përmban allicin, një përbërës aktiv që lëshon hudhra dhe që i jep asaj aromën tipike. Ajo pengon bakteret si typhus, vepron si antibiotik natyral, ul nivelin e sheqerit në gjak, e dobishme për trajtimin e çrregullimeve të tretjes, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe mykut, forcon sistemin imunitar, rregullon presionin arterial si dhe rregullon shkallën e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.