Film & Tv Gossip Showbiz

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik!

Një pyetje ka munduar audiencën e gjerë që me daljen e filmit Titanik, Së fundmi një ankandka zgjidhur misterin nëse kishte vend të mjaftueshëm për Jack-un dhe Rose në kornizën e derës prej druri në fund të filmit. Dërrasa doli në ankand për 40 mijë dollarë dhe personat e interesuar për ta blerë kanë zbuluar se ka një gjatësi prej 2.4 metrave dhe një gjerësi prej 1 metër; hapësirë e mjaftueshme për Jackun dhe Rose.

Në skenën ikonike të filmit, Jack ngriu për vdekje në ujë pasi sakrifikoi veten për të mbajtur Rose. Prej asaj kohe, kjo skenë është komentuar shumë dhe disa fansa kanë rikrijuar skenën për të demonstruar se të dy mund të kishin mbijetuar. Regjisori i Titanikut, James Cameron i ka qëndruar besnik skenarit, duke thënë se dërrasa do të ishte zhytur gjithsesi për shkak të peshës së çiftit dhe Jack duhej të vdiste pasi historia ishte një tragjedi. Dërrasa në skenën ikonike të filmit, u frymëzua nga një copë druri që kishte mbetur nga fatkeqësia e vitit 1912.

Rikujtojmë se një faqe e njohur në X me emrin Fascinating ka publikuar menunë e shërbyer në bordin e Titanikut, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Fascinating ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale fotografi të menusë për pasagjerët e klasit të parë dhe të tretë të Titanikut. Sipas imazheve, menuja e klasit të parë përfshinte ushqime nga më të ndryshmet si mish viçi, patate të skuqura, karkaleca, proshutë, domate e djath dhe njihej si “RMS Titanic”. Ndërsa ajo e klasit të tretë përfshinte proshutë, vezë, bukë dhe gjalpë të freskët, çaj, kafe, patate të ziera dhe fruta.