Tech

Zgjerohet edhe në dy vende të tjera disponueshmëria e Apple Vision Pro!

Kufjet ‘kompjuterike hapësinore’ të Apple, Apple Vision Pro, fillimisht u prezantuan në SHBA në shkurt dhe filluan zgjerimin ndërkombëtar në qershor. Tani, kompania po sjell kufjet në më shumë vende me një tjetër zgjerim të përgatitur për muajin e ardhshëm. Shefi i marketingut të Apple, Greg Joswiak publikoi njoftimin në një postim në X. Bëhet e ditur se Apple Vision Pro po bëhet gati për t’u prezantuar në Korenë e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 15 nëntor.

Në këto dy vende, para-porositë e Apple Vision Pro do të fillojnë më 4 nëntor. Siç raportohet, me këtë zgjerim më të fundit, kufjet e Apple do të jenë të disponueshme në gjithsej 12 vende. Ndryshe, Vision Pro kanë një çmim fillestar prej 3,500 dollarë në SHBA dhe janë më shumë një produkt i veçantë sesa një pajisje e zakonshme.

Meta tha së fundmi se do të zgjerojë investimet në inovacionin e inteligjencës artificiale në Vietnam, duke përfshirë prodhimin e kufjeve të saj më të fundit të realitetit të përzier nga viti 2025. Njoftimi erdhi gjatë një vizite në Vietnam nga presidenti i Meta-s për çështjet globale, Nick Clegg, vetëm një javë pasi ai u takua me presidentin vietnamez To Lam në Nju Jork.

“Duke filluar nga viti 2025, Meta do të zgjerojë prodhimin e pajisjeve të saj më të fundit Mixed Reality Quest 3S në Vietnam”-tha Clegg në një deklaratë. Meta nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment mbi vlerën e investimit. Meta ka dhjetëra miliona përdorues në Vietnam të platformës së saj të mediave sociale Facebook.