Aktualitet Politikë

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjikuria padit Vangjel Tavon në SPAK!

Petro Gjikuria kandidati i opozitës për Himarën ka kallëzuar në SPAK, Vangjel Tavon. Mësohet se Gjikuria e ka kallëzuar kandidatin socialist në SPAK për shkak të transferimit të Gjendjes Civile nga Dropulli në Himarë.

Kallëzimi është bërë në SPAK me datë 23 korrik, ndërsa sot ka nisur fushata elektorale për Bashkinë e Himarës.

Kujtojmë që në Himarë më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.