Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Zgjedhja e Heidit sulm indirekt ndaj Romeos?! Artjon Bakaj: “E shikoj më të tërhequr…”

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Artjon Bakaj dhe Bora Korkuti për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Bora ka zbuluar në Top Albania Radio se është shoqja e ngushtë e Ledjonës dhe një mbështetëse e madhe e saj në lojë, por si e kanë parë ata deri tani lojën e të gjithë banorëve?

Bora: Në shtëpi ka aq shumë debate dhe dinamika sa mendoj që ndonjëherë nuk mjafton as ‘prime’ për t’u diskutuar të gjitha. I shohim banorët që nëse në dy ditët pas spektaklit janë të qetë dhe arrijnë të bisedojnë deri diku me njëri-tjetrin dy ditët para spektaklit janë duke krijuar debate që unë mendoj ndonjëherë se janë më tepër se sa duhet por kështu është loja. Ky BBV është më dinamik se të tjerët mendoj unë. Ndoshta edhe karakteret që janë pjesë e këtij edicioni janë të tillë. 

Ndërsa Artjoni shtoi se:

Nuk mendoj se ka spikatur ndonjë personazh konkret aty që të jetë vetëm njëri dhe loja të rrotullohet rreth tij. Kam parë Romeon deri diku që solli dhe bëri lojën e tij, mendoj që nga momenti që u shkëput nga Heidi dhe ka dalë si një personazh veç e shikoj lojtar “më të dobët” mund ta them kështu duke mos ofenduar as aftësitë e tij asgjë. Loja në çift të jep më shumë avantazh, të bën më protagonist por e shikoj Romeon më të tërhequr. Heidi në krahun tjetër mesa kuptoj nga zgjedhja si lider kam parë që po sulmon Vesën deri diku. Është në mënyrë indirekte sulm ndaj Romeos pasi ai ka pohuar që vetëm Vesën ka aty dhe e sheh si mikeshën e tij.