Aktualitet

Zgjati 90 minuta protesta e opozitës te Bashkia Tiranë/Sërish u shënuan tensione!

Edhe protesta e sotme e opozitës te Bashkia Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj, nuk bëri dallim nga të mëparshmet. Sërish pati tensione. Disa protestues u përplasën me efektivët, si dhe dogjën goma e hodhën molotovë dhe tymuese.

Pas më shumë se një orë e gjysmë tensione, u mbyll dhe protesta e sotme e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e opozitës.

Në fund të fjalës së saj, aktivistja Adriana Kalaja, bëri të ditur se protesta tjetër do të zhvillohet pas një jave, ditën e premte në orën 11:00, po te Bashkia e Tiranës.

Prej orës 09:30 e në vijim e deri në përfundim të tubimit pati bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Më herët u sugjerua që të përdoren rrugë alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.