Një emër i ri duket se po i shtohet gatimeve tona dhe ai quhet Tempeh. I krijuar nga farat e sojës së verdhë, të fermentuar, ky ushqim vegjetal i pasur në proteina konsiderohet zëvendësuesi më i mirë i mishit. Me tempeh është krejtësisht e thjeshtë të eksperimentosh shije të reja. Ka formën e një buke të hollë e të ngjeshur, që megjithatë mund të shitet në feta.
Origjina e këtij ushqimi të pasur është Indonesia por popullariteti po shtohet edhe në vende të tjera aziatike. Nga ana tjetër, tempeh përmban gjithashtu probiotik natyral dhe vitaminë B12. Ndërkaq, konsumimi i mishit të përpunuar dhe të kuq rrit rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, kështu që vetëm dy copa proshutë në ditë e rrisin rrezikun me 15 %, sipas studimit të fundit. Hulumtimi, i kryer nga ekspertë të Universitetit të Kembrixhit, përfshiu dy milionë njerëz në mbarë botën dhe ofron provat më masive deri më tani që lidhin mishin e kuq me një rrezik në rritje të diabetit, raporton ‘Guardian’.
Më shumë se 400 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti i tipit 2, i cili çon në verbëri, dështim të veshkave, sulme në zemër dhe goditje në tru dhe amputim të gjymtyrëve të poshtme. Rezultatet e studimit të fundit tregojnë se sa e rëndësishme është dieta për të shmangur këtë dhe rekomandohet kufizimi i konsumit të mishit të përpunuar, si dhe mishit të kuq të papërpunuar. Studiuesit zbuluan se konsumimi i 50 gramë mish të përpunuar në ditë, ose dy copa proshutë, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 15 % gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe konsumimi i 100 gram mish të kuq të papërpunuar në ditë, ose një biftek i vogël e rriti atë rrezik me 10 %.