Celebrities

“Zëri i saj më krijon ankth”/ Refuzoi gazetaren, çfarë ndëshkimi do të marrë konkurrenti i “Për’puthen”?

Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen”, Xhiliola Lamaj u prezantua se konkurrentja më e re e emisionit të dashurisë. Gazetarja e njohur pëlqen djemtë e përkushtuar, ka shumë të rëndësishme formimin mental dhe vlerëson pavarësinë financiare. Gjithashtu ajo ka treguar se nuk pëlqen metroseksualizmin ekstravagant, tatuazhet e shumta dhe sjelljen arrogante.

Ndërkohë djali që ishte përzgjedhur si i përshtatshëm për Xhiliolën ishte Ardi, 30 vjeç. Ky i fundit i habiti të gjithë me deklaratën që bëri, pasi tha se nuk i pëlqen zëri i gazetares.

“Nuk më pëlqeu shumë se flet shumë. Nuk më pëlqen zëri, nuk më tërheq. Unë jam nga Vlora, Xhiliolën e njoh. Mua zëri më bezdis shumë. Mua më pëlqen një gocë të flasë qetë mua, jo të më krijojë probleme. Zëri i Xhiliolës më krijon ankth”, tha Ardi.

Por jo vetëm kaq, pasi 30-vjeçari shtoi se familja i ka thënë “vlonjate jo”.

“Babin dhe mamin i kam nga Çamëria. E duan shqiptare por jo nga Vlora”, tha ai, duke shtuar se ishte i vendosur që nuk donte t’a njihte gazetaren pasi nuk e tërheq si vajzë.

Pas kësaj ndërhyri moderatorja e njohur, Megi Pojani, e cila tha:

“Më njoftojnë nga regjia që duke qenë se Ardi e kundërshton këtë vendim të produksionit për t’u njohur me Xhiliolën, do të pasohet me një ndëshkim. Se çfarë do të jetë, do t’a komunikojmë më vonë”

Tani të gjithë po presin me padurim që të shohin puntatën e radhës për të parë se çfarë ndëshkimi do të ketë për konkurrentin.