Ndryshe

Zëri i Neada Muçaj apo Erjola Doçi vallë?! Moderatorja e “Wake Up” i ‘qan’ imitimet!

E ftuar në pjesën e parë të emisionit “Ndryshe” nëpërmjet një lidhje telefonike ishte moderatorja Neada Muçaj. Prej disa vitesh tashmë, ajo moderon emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Albania Radio, por së fundmi është bërë mjaft virale në rrjet falë imitimit të Monika Kryemadhit në spektalin e humorit “Portokalli”. Po ashtu ajo ka bërë dhe imitime të tjera, si për shembull Erjola Doçin…