Celebrities Gossip Showbiz

Zendaya papritur i bën ‘unfollow’ partnerit të saj Tom Holland! Çfarë po ndodh mes çiftit?!

Shpeshherë ndodh që personazhe të njohur nga bota e muzikës, kinematografisë dhe jo vetëm të shkëputen, të mbyllin përkohësisht apo edhe të fshijnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Përveç kësaj ata mund edhe të reduktojnë edhe numrin e personave që ndjekin si në rastin e aktores së njohur Zendaya, e cila së fundmi ka marrë një vendim të tillë.

Deri këtu jemi okej sepse është zgjedhje personale por veprimi i fundit i saj ka ‘prekur’ edhe të dashurin Tom Holland. Sapo shikojmë këtë mund të mendojmë se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka, mund të jenë në një krizë ose kanë zgjedhur të ndahen. Kujtojmë gjithashtu se ata nuk janë parë së bashku për muaj të tërë edhe pse e kanë pranuar se fillimin e vitit të ri e kanë pritur së bashku, të paktën sipas raportimeve nga burimet pranë tyre. Për më tepër, Zendaya i bëri të gjithë ‘unfollow’, pra nuk ishte një numër specifik ndjekësish.

Ndonjëherë të famshmit e bëjnë këtë, Lewis Hamilton e bëri atë në fazën e fundit të vitit 2021, madje duke mos ndjekur llogarinë e qenit të tij në rrjetet sociale që ai drejton.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tom Holland (@tomholland2013)

Ylli i “Spiderman” gjithashtu nuk ka reaguar ndaj kësaj dhe ai ende e ndjek atë, duke hedhur poshtë çdo pyetje të mëtejshme që ata mund të jenë ndarë, megjithëse nuk është diçka që konfirmon se gjithçka është mirë mes tyre.