Celebrities Gossip Showbiz

“Zemrën e shite…”, vazhdon telenovela Xhensila-Bes Kallaku!

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Pasi i vendosën t’i jepnim fund martesës ata kanë tërhequr shumë vëmendjen e publikut dhe të gjithë janë shumë kureshtarë se si do të vazhdojë historia e tyre. Pasi ndarja e tyre u bë publike të dy kanë publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë marrë nga publiku si dedikim për njëri-tjetrin për shkak të teksteve të këngëve që ngjasojnë me historinë e tyre.

Ditën e djeshme Bes Kallaku ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me Eli Malaj, i cili titullohet “Pa ty”. Duket se si çdo këngë të fundit Besi e këndon me gjithë shpirt dhe rreshtat e këngës janë shkruar vetë nga Besi e frymëzimi nuk ka si të mos jetë Xhensila.

Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite